MBI 50 MIJË LËNDË TË ZGJIDHURA PËR 9 MUAJ

MBI 50  MIJË LËNDË  TË ZGJIDHURA PËR 9 MUAJ

Gjykata Themelore e Pejës se bashku me degët e saja Deçan, Kline dhe Istog gjate periudhës nentemujore te këtij viti ka zgjidhur 56.088 lënde te natyrave te ndryshme duke përfshirë edhe lendet qe i përkasin Divizionit për Kundërvajtje.

Raportet statistikore tregojnë se numri i përgjithshëm i lëndëve te trashëguara ne fillim viti 2015 ne Gjykatën Themelore Selia ne Peje kanë qene 32.586 lëndë, gjate nentemujoreshit te vitit 2015 kane arritur 29.140 lëndë, ne pune kane qene gjithsej 61.726 lëndë. Prej tyre ne total janë zgjidhur 30.333 lëndë.

Progres ne zgjidhjen e lendeve kemi pasur ne departamentin  e Përgjithshëm Penal numri i lendeve te trashëguara ka qene 1541 gjate kësaj periudhe ne pune kane arritur 629 lënde , gjithsejtë lende ne pune kane qene 2170 ndërsa janë zgjidhur 679 lënde.

Të lëmisë civile: te trashëguara kane qene 1886 lëndë, te arritura 858 lënde, gjithsejtë lëndë në punë kane qene 2744 lënde,  prej tyre 965 lënde janë zgjidhur.

Edhe sa i përket numrit te lendeve te krimeve te renda është kryer një numër i madh i tyre. Kështu te trashëguara ishin 393 lëndë, te arritura gjate këtij kesaj periudhe jane 232 gjithsej lëndë ne pune 625 lëndë, prej tyre janë kryer 275 lëndë. Edhe ne Divizionin për kundërvajtje ka pasur numer te madhe te lendeve te zgjidhura, lende te trashëguara ne këtë divizion kane qene 449 lënde, kane arritur ne pune 12498 lënde gjithsej lende ne pune kane qene 12947, ndërsa janë zgjidhur 12580 lëndë.

Edhe degët e kësaj gjykateje kane treguar efikasitet ne pune, Gjykata –dega ne Deçan nga lëmija civile përmbarimore ka kryer 252 lënde  derisa ne pune ka pranuar 164 lënde, ndërsa ne lëmin penale janë zgjidhur 151 lënde derisa ne pune janë pranuar 179 lënde. Rritje te numrit te lëndëve te zgjidhura ka pas edhe ne divizionin për kundërvajtje – ekzekutimet kundervajtese ku numri i lëndëve te pranuara është 1545 ndërsa ato te kryera 2870 lënde.

Ndërsa Dega e Istogut e cila ka numër te vogël te gjyqtarëve si dhe te stafit administrativ ka kryer një numër te kënaqshëm te lëndëve  duke u nisur nga ato civile numri i te cilave është 295 lënde te kryera ndërsa te arritura kane qene 252, po ashtu edhe ne lëmin penale kemi pasur rritje te zgjedhjes se numrit te lëndëve ne krahasim me numrin e lëndëve te arriturave i cili ka qene 210 lënde ndërsa te zgjedhura 248 lëndë.

Po ashtu edhe dega e Klinës ka tregu efikasitet lidhur me zgjidhjen e lëndëve ,civile 263 kanë arritur ndërsa janë kryer 308, ne lëmin penale ka pranuar 174 lënde ndërsa ka zgjidhur 284 lënde, rritje të efikasitetit te punës ka pas edhe ne lendet e ekzekutimeve me gjobë, numri i lëndëve te zgjidhura është 111 lëndë, ndërsa te pranuara 56 lënde.

Gjate kësaj periudhe gjykata themelore e Pejës se bashku me degët e saja Deçan, Klinë dhe Istog ka  pranuar pese gjyqtar te rinje , te cilët me punën e tyre do te ndikojnë edhe me tej  ne ngritjen e efikasitetit te punës si dhe ne zvogëlimin e numrit te lendeve.

Edhe përkundër këtyre sukseseve, sfidë për këtë gjykate vazhdon te jet mungesa e stafit administrativ, si dhe mungese ne pajisje teknike te cilat luajnë rol te rëndësishëm ne kryerjen e punëve gjyqësore.

Po ashtu numrin e lendeve të pazgjidhura dukshëm e rrisin  lëndët  përmbaruese, numri i te cilave është 7348 lënde te pazgjidhura, ndërsa te zgjedhura gjate kësaj periudhe janë  1764 lënde.

Përparsi per zgjidhjen e lendeve iu eshte dhene lendeve te vjetra te cilat jane zgjidhur ne numer te madhë.

Ndërsa sa i përket numrit te lendeve te parashkruara është me i vogël ne krahasim me vitin e kaluar.