Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A. B

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A. B

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A. B

Gjyqtari  i  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për të pandehurin A. B.

I pandehuri A.B. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale: tentim vrasje nga neni  178 lidhur me nenin 28 te Kodit Penal të Kosoves.

 “I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal,  sepse  me datën 24.03.2016. rrethe orës 12:20 minuta në rrugen “Esat Mekuli”ne Pejë, me thikë ka tentuar ta privoj nga jet ate demtuarin A1.A, ne ate menyre qe gjersa I pandehurit A dhe B kishin qene duke shkuar ne drejtim te shkolles se mesme”Shaban Spahija” , aty ne rrugë I takojne te miturin A2.dhe viktimen A1. te cilet me te vrejtur A dhe B-në, i mituri A2. ju afrohet dhe pa fole asgje I sulmon duke I goditur disa here me shufër në kokë të pandehurin A dhe pjeseve tjera te trupit, kurse A1. i godet me grushta me qrast ne momentin kur I mituri dhe I demtuari kishin filluar te largohen I pandehuri A nga xhepi nxjerr thikën me te cilen e godet ne shpinë te demtuarin A1. e me pas largohen nga vendi, duke kryer vrasje ne tentative te demtuarit”

Masa e paraburgimit të pandehurit i llogaritet nga data 24.03.2016 deri më datë 23.04.2016.

Palët  gëzojnë të drejtën e ankimimit kunder  këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit