Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit O.M.

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit O.M.

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit O.M.

PEJË – Sot një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin 0.M., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri O.M., shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, trafikim me njerëz nga neni 171 par. 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“I pandehuri dyshohet se nga fillimi i vitit 2016 e deri me date 11.04.2016 ne Pejë ka marr pjesë ne trafikim me njerëz ne atë mënyre duke e mashtruar viktimën M.T. shtetase e republikës së Shqipërisë duke i premtuar asaj se do ti gjej punë në Pejë. Te njëjtës pasi ia merr pasaportën  me kanosje serioze  e detyron te punoi si kameriere neper kafiteri te ndryshme, si dhe e detyron te kryej marrëdhënie seksuale me persona tjerë, ku pjesën me te madhe te  hollave te marra nga ky shërbim e detyron  t’ia dorëzoj te pandehurit.”

Arresti shtëpiak ndaj të pandehurit do të zgjasë nga data 13.04.2016 e gjerë më dt.12.05.2016.

Gjatë kësaj periudhe kohore i pandehuri do të qëndroj në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe nuk guxon të largohet nga shtëpia e tij, në të kundërtën u caktohet masa e paraburgimit.  

I pandehuri në procedurë penale ka të drejtën e ankesës të urdhrit për arrest shtëpiak të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.