Gjykata Themelore në Pejë refuzoj kërkesëpadinë e Kryeministrit të Kosovës

Gjykata Themelore në Pejë refuzoj kërkesëpadinë e Kryeministrit të Kosovës

PEJË, 05 dhjetor 2018 – Gjykata Themelore në Pejë pas shqyrtimit të dosjes së lëndës, bazuar në prova dhe në ligj konkretisht në Ligjin e Procedurës Kontestimore dhe Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, ka shpallë aktgjykim me të cilin ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e paditësit Ramush Haradinaj – Kryeministër i Republikës së Kosovës, me të cilën ka kërkuar që të detyrohet i padituri Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës, që në emër të kompensimit të dëmit jo material nga deklarata e shpifjes në të përditshmen “Der Standard”, paditësit t’i paguaj shumën prej 250.000 €.

Kundër këtij Aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese, në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së të njëjtit, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.