Caktohet paraburgimi për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor

Caktohet paraburgimi për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor

18 janar 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.SH, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 16.01.2019, në kohë të pacaktuar, në fshatin Trestenik, Komuna Pejë, së bashku me të pandehurin R e kanë blerë lopën e sëmurë nga i pandehuri M.B në shumë prej katërqind euro, me qëllim që ta vejnë në qarkullim mishin duke e ditur se është i sëmurë. Pas marrjes së informacionit policia shkon në bastisje në shtëpinë e të pandehurit dhe njoftojnë Inspektorët Komunal të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ku me atë rast konstatojnë se në shtëpinë e tij gjenden 1,089 kg mishra të përziera të cilat kanë qenë të destinuara për konsumim publik

 

Me këto veprime i pandehuri S.SH dyshohet se si bashkëkryes ka kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor.

 

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.