Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale rrezikim i trafikut publik

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale rrezikim i trafikut publik

13 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.N për shkak të dyshimit të bazuar se : Me datë 11.05.2019, rreth orës 20:45 min, në Pejë, me dashje ka shkel Ligjin për…

13 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.N për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 11.05.2019, rreth orës 20:45 min, në Pejë, me dashje ka shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që derisa po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi mbi 70 km/h, në pjesën urbane ku shpejtësia është e kufizuar me shenjën e komunikacionit prej 35 km/h dhe fare pa pasur kujdes për vendkalimin për këmbësor, në pjesën e parë të majtë të veturës godet këmbësorin K.Sh, në anën e djathtë të trupit, duke e hedhur mbi kapakun e motorit dhe xhamin e përparmë të veturës, duke e bartur për 19m, ku për pasojë i dëmtuari ndërron jetë pak kohë pasi e kishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

 Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.