Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit I.H dhe liroj të pandehurin E.H

Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit I.H dhe liroj të pandehurin E.H

Pejë, 17.05.2019 – Gjykata Themelore në Pejë –  Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të pandehurit I.H për vepër penale keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi dhe liroj të pandehurin E.H për veprat penale përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe frikësimit gjatë procedurës penale. Të pandehurin I.H, gjykata e  ka shpallur…

Pejë, 17.05.2019 – Gjykata Themelore në Pejë –  Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të pandehurit I.H për vepër penale keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi dhe liroj të pandehurin E.H për veprat penale përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe frikësimit gjatë procedurës penale.

Të pandehurin I.H, gjykata e  ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë 6 (gjashtë) muajve, me kusht për një (1) vit,  ashtu që dënimi i shqiptuar nuk do të ekzekutohet fare nëse i pandehuri gjatë kohës së verifikimit nuk do të kryen ndonjë vepër të re penale.

Pala e dëmtuar lidhur me kërkesën pasurore-juridike, është udhëzuar në procedurë të rregullt kontestimore.

I pandehuri u obligua në pagesën e shpenzimeve gjyqësore në lartësi prej pesëdhjetë (50) euro dhe në paushallin gjyqësor në lartësi prej pesëdhjetë (50) euro, si dhe në taksën shtesë për kompensimin e viktimave në lartësinë prej pesëdhjetë (50) euro, gjithsej njëqind e pesëdhjetë (150) €, të gjitha në afatin prej l5 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I pandehuri I.H u shpall fajtor për shkak se:

Me datë 04.06.2010, rreth orës 12:00 në fshatin Cercë, Komuna Istog, si person përgjegjës i firmës, e me qëllim të realizimit të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për firmën e tij, përpilon fatura të rreme, duke i vu në lajthim zyrtaret e KRU. “Hidrodrini”, në atë mënyrë që në emër të përpunimit të drunjëve teknikë në sasi prej 15 m.3 të dhëna si donacion, për ndërtimin e urës së fshatit Vrellë, i arkëton nga KRU.“Hidrodrini” shumen prej njëmijë e katërqind e tridhjetë e dy (1.432) euro edhe pse nuk ka kryer asnjë përpunim të tyre dhe aq më tepër nga masa drunore e përpunuar prej 10.50m3 përvetëson sasinë prej 6.25 m.3.

Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi.

Të pandehurin E.H gjykata e liroj nga aktakuza ngase nuk është provuar se i pandehuri :

Me datë 18.05.2009, në Istog, si anëtarë i Bordit në Ndërmarrjen Publike Kompania e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë dhe si përgjegjës i sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizim i N.J.O.”Hidridrini” në Istog, përvetëson pasurinë e luajtshme që i është besuar, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe atë nëpërmjet firmës së tij private, dhe firmës së mikut të tij, në atë mënyre që nga shuma e të hollave të mbledhura nga participimi i banorëve të fshatit Shushicë, për ndërtimin e ujësjellësit në lagjen Avdylaj, Zekaj e Osmanaj prej tremijë e shtatëdhjetë (3.070) euro, njëmijë e pesëqind () euro, i paguan për firmën e tij NPP.”Mefi” nga e cila shumë 4223(katërqindenjëzetetre) euro e paguan firmën “Rotring”, kinse për kryerjen e matjeve kadastrale;

Me çka kishte për të kryer vepër penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe

 Me datë 04.05.2016, rreth orës 16.00, në Gjykatën Themelore në Pejë me qëllim që të përmbahet nga dhënia e informacioneve të vërteta pranë Gjykatës e kanos seriozisht dëshmitarin N. F. në atë mënyrë që gjatë shqyrtimit gjyqësorë, kundër të akuzuarit E. i akuzuar për vepër penale të përvetësimit gjatë detyrës,  i njëjti i është drejtuar të dëmtuarit me fjalë “mos rrej se ki pasoja” dhe pas ndërprerjes së shqyrtimit kur gjykata ka kërkuar nga dëshmitari këtu i dëmtuari që të sjellë dokumente shtesë, në korridorin e gjykatës , i njëjti i është kërcënuar me vrasje.

Me çka kishte për të kryer vepër penale të frikësimit gjatë procedurës penale.

I pandehuri E.H lirohet edhe nga obligimi i shpenzimeve gjyqësore e të cilat mjete do të bien në barrën e mjeteve buxhetore të kësaj gjykate

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.