Kryetari i Komisionit për Politikë Ndëshkimore z. Enver Peci së bashku me prokurorin John Hanley – këshilltar ligjor rezident në Ambasadën Amerikane, gjatë ditës së mërkurë kanë mbajtur një takim me gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Pejë dhe prokurorë të Prokurorisë Themelore në Pejë
Temë diskutimi në këtë takim ishte Revidimi i Udhëzuesit të Përgjithshëm për Politikë Ndëshkimore.