Kryetarja Syka pret në takim komandantin e Stacionit të policisë – Pejë

Kryetarja Syka pret në takim komandantin e Stacionit të policisë – Pejë

PEJË – Sot kryetarja e Gjykates Themelore Elmaze Syka priti ne takim komandantin e stacionit te policisë te Pejës, Nue Nikolla me bashkëpuntor.

Me këtë rast kryetarja Syka dhe komandanti Nikolla biseduan lidhur me bashkepunimin e ndërsjelltë që kanë këto dy institucione. Temë e diskutimit ishte ekzekutimi I urdhresave me burg të Gjykatës Themelore të Pejës nga ana e policisë, qeshtja e paraburgimit dhe qeshtje tjera të rëndësishme për funksionimin sa më të mirë të këtyre institucioneve.

Kryetarja e gjykates Elmaze Syka falenderoj per bashkepunim komandantin e stacionit te policise të Pejës, Nue Nikollen, duke theksuar  se viti qe e lam pas ka qene nje vit I sukseshem ne ekzekutimin e urdhesave gjyqesore të kësaj gjykate në bashkëpunim me juve, këtë gjë e dëshmon fakti se parashkrime kemi pasur në numër më të vogël të ekzekutimeve me burg- theksoi ajo.  

“Ne si polici mundohemi te jemi sa me korrekt ne ekzekutimin e urdhresave me burg te cilat na vijnë qoftë nga Gjykata Themelore e Pejes apo edhe ato te divizionit për Kundervajtje. Gjatë muajit janar të vitit 2016 ne kemi ekzekutuar më se 37 urdhresa të ekzekutimeve me burg të Gjykatës Themelore të Pejës dhe 370 urdhresa të Divizionit për kundervajtje, ndërsa në punë për momentin janë 268 urdhresa të ekzekutimeve me burg të kësaj Gjykate – theksoi komandant Nikolla.”

Gjate diskutimit perveq te arriturave u diskutua edhe për vështiresit dhe sfidat në të cilat hasin Gjykata dhe stacionit policor në Pejë. Si sfidë u ceken rastet kur personat e kërkuar janë jashtë vendit,  veshtirësit për evidentimin e sakte të vendbanimit të këtyre përsonave, të dhënat personale të mangëta etj.

Kryetarja e gjykates Elmaze Syka theksoi se urdhresat për ekzekutim të denimeve I bëjnë gjithnjë në bazë të vendimeve te marra në Gjykatë e te cilat  shenime bazohen në  kerkesat e pranuara nga  Prokuroria Themelore e Pejes.

Qeshtje tjeter e diskutimit ishte qeshtja e paraburgimeve si dhe politika e ndëshkimeve e butë e cila është njëherit edhe si shkas për përsëritjen e veprave penale nga kryesit e këtyre veprave.

Ne fund kryetarja e gjykatës dhe komandanti I stacionit te policisë së Pejës I premtuan njeri tjetrit se  në vazhdim do ta risim bashkëpunimin tonë institucional edhe më shumë me qellim të mbajtjes së rendit dhe qetësisë në vend.