Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit M. K.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit M. K.

Pejë – Dje një gjyqtar I procedures paraprake të Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë , me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. K., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri M. K. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se me datë 29.02.2016 rreth ores 12:00, në sheshin e Pejes “Haxhi Zeka “ tenton tjetrin ta privoj nga jeta dhe ate te demtuarin M.Sh. nga nga fsh. Poqestë K-Pejë, në atë menyrë që të njejtit pasi qe takohen ne vendin e siper shenuar lidhur me nje mosmarreveshje te mehershme fillojnë një konflikt verbal dhe ne ato momente I pandehuri nxjerr nga xhepi nje brisk dhe e godet te dëmtuarin ne pjesen e stomakut duke I shkaktuar lendime te renda trupore dhe te rrezikshme për jete ne momentin e shkaktimit.”

Me këtë i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje në tentative nga neni 178  lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

 Paraburgimi ndaj të pandehurit M. K. sipas këtij aktvendimi i llogaritet prej datës 29.02.2016 deri më datë 29.03.2016.

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit.