Tryezë e rrumbullakët në temën “Faktorët e jashtëm që ndikojnë në shtyrjen e gjykimeve”

Tryezë e rrumbullakët në temën “Faktorët e jashtëm që ndikojnë në shtyrjen e gjykimeve”

Tryezë e rrumbullakët në temën “Faktorët e jashtëm që ndikojnë në shtyrjen e gjykimeve”

Më 14 prill 2016, Gjykata Themelore e Pejës  e mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti një tryezë të rrumbullakët mbi faktorët e jashtëm që kontribuojnë në shtyrjen e gjykimeve.

Në këtë tryezë morrën pjesë rreth 30 pjesëmarrës, përfaqësues nga institucione të ndryshme: Policia e Kosovës, Prokuroria, Oda e Avokatëve, Posta dhe Telekomi (PTK), Zyra Komunale e Gjendjes Civile. Qëllimi i punëtorisë ishte që të identifikohen mangësitë në dorëzimin e ftesave përmes koordinimit në mes të gjithë aktorëve relevantë dhe të dilet me rekomandime të mundshme se si mund të përmirësohet situata aktuale, me qëllim të zvogëlimit të shtyrjeve të seancave gjyqësore.

Tryeza u hap me fjalime hyrëse të dhëna nga Kryetarja e Gjykatës, z-nja Elmaze Syka dhe z. Meriton Pajaziti, Zyrtar i Lartë Ligjor pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, dukë vazhduar pastaj me prezentimet e përgatitura nga gjyqtarët Nushe Kuka-Mekaj dhe Rrustem Thaqi në lidhje me dorëzimin e rregullt të ftesave si parakusht procedural për mbajtjen e gjykimeve.

Më pas, u vazhdua me një diskutim të hapur, konstruktiv, e gjithpërfshirës nga të gjithë pjesëmarrësit, i cili rezultoi me një sërë gjetjesh, konkluzionesh e rekomandimesh të cilat në ditët ne vijim do të finalizohen në formë të shkruar dhe do të ndahen me të gjitha instituiconet pjesëmarrëse në këtë tryezë si dhe me mediat.

Ideja kryesore që mbisundoi gjatë këtij takimi është se dorëzimi i rregullt paraqet një veprim të rëndësishëm procedural që kërkon efikasitet dhe përpjekje të përbashkëta nga të gjitha institucionet e përfshira në mënyrë që të parandalohen shtyrjet e panevojshme.