Gjykata Themelore e Pejës shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Pejës shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Pejës shpall aktgjykim dënues

PEJË – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, ka shpallur Aktgjykimin PKR.96/2016. Pas pranimit të fajësisë në tërësi nga i akuzuari V.Gj., trupi gjykues e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, po ashtu te akuzuarit i shqiptohet edhe dënimi plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit ne afat prej 2 (dy) vitesh.

“I akuzuari V. Gj., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 31 Janar 2016, rreth orës 04:10 minuta te mëngjesit, ne Pejë, duke drejtuar automjetin AUDI me targa 03-878-CN nuk e vëren se para tij kalon automjeti Golf 2 VW , me targa 03-243-AF te cilën e drejtonte K.T  dhe nga prapa i akuzuari ne gjendje te dehur , nga pakujdesia dhe shpejtësia e madhe e godet automjetin Golf 2 VW ne pjesën e pare ballore kështu I akuzuari  shkakton vdekjen tani te ndjerëve V.D dhe A. T ndërsa K.T i shkakton lëndime të rënda trupore.

-me qrast ka kryer veprën penale ngasja ne gjendje te paafte apo te dehur nga neni 379 par. 4 e lidhur me par. 1 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK)”.

Të akuzuarit koha e kaluar ne paraburgim nga data 01.02.2016 e deri me datën 16.05.2016 i llogaritet ne dënim. Ndërsa koha e kaluar ne burg nuk llogaritet në kohëzgjatjen e dënimit ndalimi drejtimit te automjetit.

Trupi gjykues ka dënuar me tre vite burgim, të cilin dënim i akuzuari do të vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi, ndërsa nga sot masa e paraburgimit i ndërpritet të akuzuarit.

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.