Kryetari Radoniqi pret në takim komandantin e ri të Kfor-it Angelo Zaccaria

Kryetari Radoniqi pret në takim komandantin e ri  të Kfor-it Angelo Zaccaria

Kryetari Radoniqi pret në takim komandantin e ri të Kfor-it Angelo Zaccaria

Pejë 17 korrik 2017– Kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Kreshnik Radoniqi ka pritur në një takim Komandantin e ri Italian te KFOR- it për  Komunën e Pejës   Angelo Zaccaria dhe komandantin e deritashëm Riccardo Venanzoni.

Me këtë rast kryetari Radoniqi ka njoftuar komandantin e ri Angelo Zaccaria me punën efikase që bëhet në Gjykatën Themelore të Pejës. “Ishte një takim më shumë njoftues me komandantin e ri. Unë e njoftova komandantin me punën e gjykatës tonë në zgjidhjen e lëndëve, përballjen e gjykatës sonë me sfida etj,”, tha Kryetari Radoniqi.

Komandanti Angelo Zaccaria  ishte i kënaqur me efikasitetin e punës në Gjykatën Themelore të Pejës dhe institucioneve tjera te rendit, gjithashtu është i kënaqur  edhe me qetësin që mbretëron në Komunën e Pejës.

Komandanti i ri Angelo Zaccaria  ka zëvendësuar komandantin e deritashëm të KFOR- it për regjionin e Pejës  Riccardo Venanzoni.