Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurin N.P.

Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurin N.P.

Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurin N.P.

Pejë, 06 Mars 2018, Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rendë, ka shpallur aktgjykimin P.nr.59/2017 ne rastin e vrasjes se viktimës D.P, qe pretendohet se ka ndodhur me date 09.11.2015, ditën kur është zhdukur dhe pas 1 muaji dhe 18 ditësh është gjetur trupi i pajete i viktimës ne malet e fshatit Strellc.

Gjykata sot te akuzuarin N.P. ka liruar nga akuza për vrasje te rende nga neni 179 par. 1 pika 1.4 dhe 1.12 të KPRK-së, ngase nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Gjykata sipas arsyetimit të trupit gjykues, provat e administruara përkatësisht dëshmitë e dëshmitarëve nuk e kanë provuar që viktima ditën kritike kur është zhdukur të ketë qenë në veturën e të akuzuarit. Në anën tjetër nga dëshmitë, video-incizimet e kamerave private në rrugën kah ka kaluar viktima e pas saj vetura e të akuzuarit, nuk është provuar se viktima ka hy në veturën e të akuzuarit, sikur që pretendohet me akuzë. Në shqyrtimin gjyqësor gjithashtu nuk është provuar se armët e konfiskuara nga i akuzuari të kenë lidhje me krimin, përkatësisht vrasjen e viktimës.

Gjithashtu nga dëshmia – ekspertiza e bërë nga FBI në SHBA, nuk është vërtetuar se qimja e flokut e marr si dëshmi në veturën e të akuzuarit nuk përkon me profilin e ADN-së së viktimës.

Nga këto arsye i akuzuari lirohet nga akuza per vrasje dhe i njëjti lirohet nga paraburgimi.

I akuzuari N.P. është shpallur fajtor për dy pika të aktakuzës për veprat penale armëmbajtje pa leje nga neni 374 par. 1 të KPRK-së dhe është dënuar me dënim unik burgimi prej 2 vite dhe 2 muaj, në të cilin dënim i është llogaritur paraburgimi.

Aktgjykimin ne forme te shkruar me arsyetim do te përpilohet brenda afatit ligjor dhe do t’iu dorëzohet palëve, kundër te cilit aktgjykim palët kane te drejte ankese ne Gjykatën e Apelit ne afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes.