Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurit S.L. dhe D.L.

Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurit S.L. dhe D.L.

Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurit S.L. dhe D.L.

Pejë, 30 Mars 2018, Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rendë, ka shpallur aktgjykimin P.nr.24/17, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, ndaj  të akuzuarve S.L. dhe D. L., ju  ka shqiptuar dënim unik me burg efektiv dhe atë për te akuzuarin:

D.L. dënim burgu unik ne kohëzgjatje prej 25 (njëzetë e pese) vite, duke llogaritur edhe kohen e kaluar ne paraburgim qe nga data 26.08.2016 e tutje ne vazhdim, për veprat penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.5 dhe 1.11 të KPK-së dhe veprën penale te mbajtjes ne pronësi, kontroll apo ne posedim te paautorizuar te armeve nga neni 374 par.1 te KPK-së, ndërsa

Per te akuzuarin S.L. dënim burgu unik ne kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) vite burgim duke llogaritur edhe koha e kaluar ne paraburgim nga data 25.08.2016 e tutje ne vazhdim, për veprat penale te vrasjes se rende ne bashkëkryerje nga neni 179 par. 1 pika 1.5 e lidhur me nenin 31 te KPK-së dhe veprën penale te mbajtjes ne pronësi, kontroll apo ne posedim te paautorizuar te armeve nga neni 374 par.1 te KPK-së

Te akuzuarve iu shqiptohet edhe dënimi plotësues i konfiskimit te armeve te sekuestruara për te akuzuarin D.L. arma e markës Gllok model 17, ndërsa për te akuzuarin S.L. një revole e llojit firestar M-43 kal.9x19mm. me numër serik 2857, ne baze te nenit 374 par. 3 te KPK-së te cilat urdhëron qe et shkatërrohen konform nenin 10b te referencës administrative 2004/05.

Te akuzuarit D.L dhe S. L. me date 25.08.2016 rreth orës 19:30 ne fshatin Shaptej K- Deçan ne rr. “ Arben Hajdaraj”, pas një konflikti i cili është përshkallëzuar ne përleshje fizike ne mes te akuzuarve S.L., D.L. dhe viktimave B. dhe R.R., te akuzuarit me dashje kane privuar nga jeta viktimat B.R. dhe R.R. nga po i njëjti fshat duke vene ne rrezik edhe jetën e te miturit A. R. te dëmtuarve G.R. dhe M.R.”.

Aktgjykimin ne forme te shkruar me arsyetim do te përpilohet brenda afatit ligjor dhe do t’iu dorëzohet palëve, kundër te cilit aktgjykim palët kane te drejte ankese ne Gjykatën e Apelit ne afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes.