Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurin K.H.

Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurin K.H.

Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurin K.H.

Pejë, 04 Korrik 2018, Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rendë, ka shpallur aktgjykimin PKR.nr. 93/17 ku i akuzuar është K.H. I akuzuari K.H. është dënuar me burgim unik ne kohëzgjatje prej 22 (njëzetë e dy ) vite e 6 (gjashte) muaj. Ashtu qe për veprën penale vrasje e rende nga neni 179 par.1 pika 1.6 te KPRK-së i akuzuari dënohet me 22 (njëzetë e dy) vite burgim dhe per veprën penale mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve nga neni 374 par.1 te KPRK-së dënohet me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

Te akuzuarit koha e kaluar ne paraburgim nga data 06.03.2017 e tutje do ti llogaritet ne dënimin e shqiptuar.

“I akuzuari është shpallur fajtor per shkak se me dt. 06.03.2017 rreth orës 16:10 min ne lagjen Fidanishte ne rr,. “Myrvete Maksutaj” per shkak te një marrëveshje te mëhershëm qe ka pasur lidhur me një borxh ne shumen prej afro prej 77. 000 mije euro, pasi qe nëpërmes telefonit dakordohen qe te takohen në qendër te Pejës, i pandehuri pasi qe hip ne veturën e viktimës vazhdojnë rrugën ne drejtim te Lagjes se lartcekur. Gjate rrugës duke biseduar per borxhin i akuzuari fillimisht deri sa ishin brenda ne veture me revole e godet viktimën dy here, pikërisht ne supin e majte te trupit. Viktima me pas me te shpejte del nga vetura per t’i ikur te akuzuarit, mirëpo i akuzuari i vihet pas duke e ndjekur dhe gjate rrugëtimit ka vazhduar te qëlloj disa here ne trup të viktimës, pastaj është kacafytur me të duke e goditur një here me një brisk te cilin e ka lëne te shtrire ne vendin e ngjarjes dhe kthehet e merr veturën e viktimës dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.

Aktgjykimin ne forme te shkruar me arsyetim do te përpilohet brenda afatit ligjor dhe do t’iu dorëzohet palëve, kundër te cilit aktgjykim palët kane te drejte ankese ne Gjykatën e Apelit ne afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes.