Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale lëndim i rëndë trupor

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale lëndim i rëndë trupor

30 prill 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.N dhe SH.L për shkak të dyshimit të bazuar se : Me datë 26.04.2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës, në bashkëkryerje…

30 prill 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.N dhe SH.L për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 26.04.2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës, në bashkëkryerje dhe me dashje, me mjet të rrezikshëm i shkaktojë lëndim të rëndë trupor me dëmtim serioz të dëmtuarit M.N, në atë mënyrë që ditën kritike dy të pandehurit dhe një i mitur dalin në vendin e lartcekur dhe me mjete të forta e godasin të dëmtuarin në pjesë të ndryshme trupore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore e duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

 Me këto veprime të pandehurit A.N dhe SH.L dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.