Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deçan shpall aktgjykim dënues për vepër penale lajmërim apo kallëzim i rremë

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deçan shpall aktgjykim dënues për vepër penale lajmërim apo kallëzim i rremë

03.05.2019 – Gjykata Themelore në Pejë –  Dega në Deçan ka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.H. Të pandehurin N.H,gjykata e ka shpallë fajtor për shkak se me datë 01.08.2016, në Prokurorinë Themelore në Pejë, me dashje ka bërë lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur,…

03.05.2019 – Gjykata Themelore në Pejë –  Dega në Deçan ka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.H.

Të pandehurin N.H,gjykata e ka shpallë fajtor për shkak se me datë 01.08.2016, në Prokurorinë Themelore në Pejë, me dashje ka bërë lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, në atë mënyrë që i pandehuri ka paraqitur si kryes të veprës penale nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 432 të KPK-së të dëmtuarin – gjyqtarin Rr.Th, ish gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, edhe pse i pandehuri e ka ditur se i dëmtuari nuk është kryes i veprës penale për të cilën e ka paraqitur.

Ndaj të pandehurit N.H gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës në kohëzgjatje prej tre (3) vite.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, i dëmtuari është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.

I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor ta paguaj shumën prej dyzet euro (40) €, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej tridhjetë euro (30).

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.