Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

14 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit SH.K për shkak të dyshimit të bazuar se : Me datë 12.05.2019, rreth orës 20:00 min, në Pejë, në një lokal, pa autorizim posedon…

14 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit SH.K për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 12.05.2019, rreth orës 20:00 min, në Pejë, në një lokal, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pas marrjes së informatave nga ana e policisë, me rastin e kontrollit të pandehurit janë gjetur gjashtë (6) qese plastmasi me substanca të dyshuara narkotike të llojit heroin si dhe me rastin e bastisjes së shtëpisë së të pandehurit gjithashtu, janë gjetë dhe sekuestru 64 paketime në qese plastmasi me substanca narkotike të llojit heroin të gatshme për shitje të paketuara në dy pako të mëdha të cigareve me mbishkrim “OSCAR”.

 Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.