Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale falsifikim i dokumenteve

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale falsifikim i dokumenteve

31 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit XH.M për shkak të dyshimit të bazuar se : Nga fundi i vitit 2017 e gjer me datë 04.05.2018, përpilon dokumente të falsifikuara kinse për…

31 maj 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit XH.M për shkak të dyshimit të bazuar se :

Nga fundi i vitit 2017 e gjer me datë 04.05.2018, përpilon dokumente të falsifikuara kinse për Veteranë Luftëtarë të UÇK-së, në atë mënyrë që i njëjti përpilon certifikata mbi statusin e veteranit luftëtar dhe vërtetime për disa persona që këta t’i përdorin dokumentet e falsifikuara për të përfituar pagën e pensionit të veteranit luftëtar, për çka konsiderohet se i pandehuri ka përfituar shumën prej 3200 euro.

 Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.