Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

28 Gusht 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.M, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Nga data e pacaktuar deri me datë 28.08.2019, në mënyrë të paautorizuar, me qëllim të shitjes ka poseduar substancë narkotike të llojit “marihuan” dhe atë në një aneks të shtëpisë së tij në Pejë ku gjatë bastisjes nga i njëjti sekuestrohet dhe konfiskohet substanca narkotike e dyshuar, në peshë prej 3 kilogram e 245.1 gram, 1.1 gram fara të dyshuara si narkotik i llojit Kanabis Sativa dhe një peshore digjitale.

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Të pandehurit R.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.