Gjykata Themelore në Pejë shpall aktgjykim dënues për vepër penale të grabitjes

Gjykata Themelore në Pejë shpall aktgjykim dënues për vepër penale të grabitjes

10.10.2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit S.B për shkak se:

Me datë 27.12.2017, rreth orës 23:00, në Pejë,  me përdorim të forcës apo kanosjes serioze me qellim që t’i sjellë vetës dhe personit tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, së bashku me tre persona të tjerë ende të pa identifikuar kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që pasi që përmes qatisë kanë hyrë brenda shtëpisë së të dëmtuarit G.G, e kanë ndalë rrymën në shtëpi dhe në momentin kur i dëmtuari është kthyer në shtëpinë e tij dhe e ka hap derën, të pandehurit i janë hedhur sipër duke thënë fjalët “ Policia, policia” e kanë shtri në dysheme dhe me shirit ngjitës ja lidhin gojën dhe këmbët, e tërheqin zvarrë deri në dhomën e pritjes, ja vejnë prangat në duar pas shpine, e ne kërkim të çelësave të këmbimorës pronë e të dëmtuarit, e godasin  me mjete të forta për ta detyruar të tregoj se ku janë çelësat, me ç’rast i shkaktojnë lëndime trupore. Njëri nga të pandehurit me skalper ia prenë xhaketën të cilën e kishte veshur i dëmtuari, në xhepin e saj të brendshëm i gjejnë çelësat të cilat i merr njëri prej tyre dhe së paku dy prej tyre shkojnë në këmbimoren në fjalë dhe nga aty  i marrin rreth 146.490 franga zviceranë, 27.433 dollar amerikan, 52.090 euro, 1.237,23 euro në valuta te ndryshme Norvegjeze, Suedeze etj, 262.95,00 lekë, si dhe një sasi ari në vlerë prej  rreth 15.000 euro, e pastaj përmes telefonit e njoftojnë të pandehurin që e kishte në mbajtje të dëmtuarin në shtëpinë e tij dhe largohen në drejtim të panjohur.

Ndaj të pandehurit gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej një gjashtë (6) vite, e në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe dënim me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) euro.

I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej dyqind (200) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej dyzet (40) €, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro.

I dëmtuari G.G për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Ndaj të pandehurit është vazhduar paraburgimit deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.