Caktohet masa e arrestit shtëpiak për veprën penale lëndim i rëndë trupor

Caktohet masa e arrestit shtëpiak për veprën penale lëndim i rëndë trupor

23 Tetor 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G.M për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 20.10.2019, rreth orës 23:00, në Pejë, me dashje i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit K.H, në atë mënyrë që përderisa i dëmtuari ishte duke ecur, nga pas në mënyrë tinëzare i vie i pandehuri i cili e godet me grusht në kokë duke e rrëzuar në tokë dhe ikë nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri G.M dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, për çka i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.