U.D Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë priti në takim Kryetarin e OAK – Dega në Pejë

U.D Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë priti në takim Kryetarin e OAK – Dega në  Pejë

26.12.2019, – U.D Kryetari i Gjykatë Themelore në Pejë, z. Sami Sharaxhiu, priti në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve – Dega Regjionale në Pejë, z. Blerim Ademaj, së bashku me sekretaren znj. Shqipdonë Marraj.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me kryesinë e re të Degës Regjionale në Pejë, diskutimi rreth problemeve dhe sfidave që hasen në punën e përditshme të këtyre dy institucioneve dhe gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta.

U.D Kryetari i Gjykatës shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.