Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale sulm seksual

Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale sulm seksual

30 dhjetor 2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin XH.J, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 27.12.2019, rreth orës 07:20 minuta, në Pejë, në kabinetin e shkollës, i pandehuri XH.J fillon që t’a prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vie në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj.

Me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.1 dhe 3 lidhur me nënpar.3.10 dhe par.5 të KPRK-së.

Të pandehurit XH.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.