Gjykatën Themelore në Pejë e vizituan një grup i studentëve të Fakultetit Juridik “Haxhi Zeka” -Pejë

Gjykatën Themelore në Pejë e vizituan një grup i studentëve të Fakultetit Juridik “Haxhi Zeka” -Pejë

Gjykatën Themelore në Pejë e vizituan një grup i studentëve Fakultetit Juridik “Haxhi Zeka” -Pejë

Studentët patën mundësi të ndjekin një ligjeratë nga gjyqtari Veton Ademaj dhe gjyqtari Musë Povataj lidhur me procedurën kontestimore ku edhe studentët patën mundësi t’iu parashtrojnë pyetje gjyqtarëve të cilët shprehën gatishmërinë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të parashtruara.

Në këtë takim ishin 23 studentë të Fakultetit Juridik në Pejë së bashku me profesorin e lëndës Argzon Muçaj.

Gjykata do të vazhdoj traditën e bashkëpunimit me qytetarët dhe me studentët e qytetit dhe të rajonit.