Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues për vepër penale dhunim i mbetur në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues për vepër penale dhunim i mbetur në tentativë

22.06.2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Z për shkak se:

Me datë 30.04.2020, rreth orës 13:00, në Komunën e Pejës, pa pëlqimin e të dëmtuarave, me përdorimin e forcës ka tentuar që të kryej aktin seksual ndaj të dëmtuarave në atë mënyre që pasi i pandehuri kishte vërejtur të dëmtuarat të cilat ishin duke ecur në këmbë, i pandehuri pasi del nga arra në rrugë i afrohet të dëmtuarave dhe zhveshë pantallonat deri nën gjunjë duke nxjerrë organin gjenital dhe i afrohet të dëmtuarave dhe atë fillimisht njërës të dëmtuar dhe pasi e dëmtuara fillon të bërtas dhe e shtynë të pandehurin dhe e godet me shuplake për çka i pandehuri e kap të dëmtuarën për të dy krahët duke e përplasur për toke e pastaj niset në drejtim të dëmtuarës tjetër të cilën fillimisht e shtyn duke e hedhur në kanal jashtë rrugës dhe pastaj hip mbi të dëmtuarën mirëpo në atë moment e dëmtuara e kap për fyti të pandehurin dhe me një guri e godet në kokë dhe në atë moment njëra nga të dëmtuarat bërtet duke thëne “Ja po vjen Policia” dhe kur i pandehuri dëgjon këto fjalë largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri B.Z kryer veprën penale dhunim i mbetur në tentativë nga neni 227 par. 4 pika 4.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 28 të KPRK-së,

Të pandehurit B.Z gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite e tre (3) muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi .

I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, gjykatës të ia paguaj shumën prej 50 €, si dhe në emër të kompensimit të  viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.