Caktohet arresti shtëpiak për sulm ndaj personit zyrtar

Caktohet arresti shtëpiak për sulm ndaj personit zyrtar

15 gusht 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve A.R dhe B.GJ, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 13.08.2020, rreth orës 23:50 min, në oborrin e QKMF-së në Pejë, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtar të Policisë lidhur me detyrat zyrtare duke i’u shkaktuar lëndime të lehta trupore në atë mënyrë që natën kritike derisa policia ishin në zbatim të planit operativ “Covid -19”, ndalojnë veturën që e drejtonte i pandehuri B.GJ, i cili ju thotë policëve se e ka nënën e sëmurë dhe duhet t’a dërgojë te mjeku, me ç’rast policia ja merr lejen e qarkullimit dhe e lejon të lëvizë duke i kërkuar që t’a sjellë raportin mjekësor por vetura shkon në drejtim tjetër dhe kur arrin te pika tjetër e kontrollit vetura nuk ndalet dhe të dëmtuarit nisen pas tij ku i pandehuri fillon t’i fyej dhe i sulmon duke ju shkaktuar lëndime trupore.

 Me këto veprime i pandehuri S.SH dyshohet se si bashkëkryes ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par.4 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së

Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.