Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale përdorim i paautorizuar i mjetit të rrezikshëm apo armës

Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale përdorim i paautorizuar i mjetit të rrezikshëm apo armës

17 gusht 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve R.K, P.M, M.U dhe G.M, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Më parë e gjer me datë 15.08.2020, në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me nenin 5 par.1 të Ligjit për Armë (Ligji nr. 05/L-022) kanë mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar armë nga të cilat me datë 15.08.2020, rreth orës 17:00, gjersa ishin së bashku në Bjeshkët e Istogut, kanë shkrepur disa herë në ajër duke shkaktuar frikësim dhe shqetësim te banorët e asaj ane, e të cilat armë pastaj i sekuestron policia.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale përdorim i paautorizuar i mjetit të rrezikshëm apo armës nga neni 367 par.1 të KPRK-së.

Të pandehurve R.K, P.M, M.U dhe G.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.