Ligjëratë e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Pejë, Nushe Kuka Mekaj me studentët e Fakultetit Juridik në Pejë

Ligjëratë e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Pejë, Nushe Kuka Mekaj me studentët e Fakultetit Juridik në Pejë

PEJË, 26 MAJ 2020 – Të hënën, me datë 31 maj 2021, duke filluar nga ora 10:00, nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë njëherit, gjyqtare në Departamentin për Krime të Rënda, Nushe Kuka Mekaj, do të mbajë një ligjëratë online, përmes aplikacionit ZOOM, me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë.

Gjatë kësaj ligjërate, studentët do të njoftohen me funksionin dhe kompetencat e kësaj gjykate, me procedurat gjyqësore dhe kohëzgjatjen e tyre, shërbimet që ofron gjykata përfshirë edhe shërbimet online si dhe do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje.

Kjo ligjëratë është organizuar nga Projekti i USAID-it për Drejtësi në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Pejë dhe Universitetin e Pejës.

Studentët e interesuar për të marrë pjesë në ligjëratë, luten t’i drejtohen Fakultetit Juridik për të siguruar linkun për qasje në ligjëratë dhe agjendën.