Gjyqtarja Sabrije Rraci zgjedhet Gjyqtare Mbikqëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Klinë.

Gjyqtarja Sabrije Rraci zgjedhet Gjyqtare Mbikqëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Klinë.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e 266-të, të mbajtur sot, sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtaren Sabrije Rraci – Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Klinë, me mandat pesë (5) vjeçar duke filluar nga data 1 tetor 2021.

Sabrije Rraci është gjyqtare Departamentin e Përgjithshem Penal në Gjykaten Themelore në Pejë – dega në Klinë. Gjyqtarja Rraci ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1988 ndërsa, Provimin e Jurisprudencës e përfundoj në vitin 1989. Gjyqtarja Sabrije karrieren e filloi duke punuar si profesoreshë e lëndeve ekonomike në Shkollën e Mesme “Luigj Gurakuqi”në Klinë, nga viti 1989 e deri në vitin 2000. Gjyqtarja Rraci, në vitin 2000 ka filluar punën në Gjykatën Komunale në Klinë – Divizioni për Kundervajtje, ku ka punuar deri në vitin 2012 në pozitën e administratores. Ndërsa nga viti 2013 e deri me 19 maj 2015 ka punuar si bashkepunëtore profesionale në Gjykatën Themelore në Klinë, ku më pas me 15 maj 2015 është emëruar gjyqtare në të njëjtën gjykatë ku punon edhe tani.