Kryetari i Gjykatës priti në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve të Regjionit të Pejës

Kryetari i Gjykatës priti në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve të Regjionit të Pejës

17 nëntor 2021 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha, ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve të Regjionit të Pejës, z. Blerim Ademaj dhe anëtaren e Komitetit për Legjislacion në Odën e Avokatëve, znj. Qëndresa Muriqi Mekaj .

Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet, problemet dhe sfidat që hasen në punën e përditshme dhe mundësia e gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta. Gjatë këtij takimi, theks të veçantë iu dha diskutimit lidhur me angazhimin e avokatëve për përfaqësim në gjykatë sipas detyrës zyrtare dhe caktimin e përfaqësuesve të përkohshëm si dhe kompensimin e avokatëve për angazhimin e tyre.

Kryetari shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me Odën e Avokatëve dhe të dy palët u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit me qëllim të zgjidhjes së problemeve në të mirë të përbashkët të të dy institucioneve.