Kryetari i Gjykatës priti në takim përfaqësuesit e Iniciativës për Drejtësi dhe Barazi – INJECT

Kryetari i Gjykatës priti në takim përfaqësuesit e Iniciativës për Drejtësi dhe Barazi – INJECT

18 nëntor 2021 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha, ka pritur në takim Drejtoreshën e Iniciativës për Drejtësi dhe Barazi, znj. Luljeta Aliu, Koordinatorin e projektit z. Edmond Dushi dhe monitoruesin z. Senad Telaku.

Gjatë këtij takimi, të dy palët u dakorduan për bashkëpunim në lidhje me monitorimin e seancave gjyqësore pranë Gjykatës Themelore në Pejë dhe degëve të saj në Klinë, Istog dhe Deçan, konform Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur në mes të kësaj organizate dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për qëllim të hulumtimeve rreth qasjes së grave në drejtësi.