Pas 21 viteve pensionohet gjyqtari Ahmet Rexhaj

Pas 21 viteve pensionohet gjyqtari Ahmet Rexhaj

Gjyqtari Ahmet Rexhaj, punën e juristit e filloj në vitin 1980 menjëherë pas diplomimit në Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ndërsa që nga viti 2000 ka qenë pjesë e Gjykatës së Pejës, duke filluar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë – Divizioni për Kundërvajtje, për të vazhduar në Gjykatën Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ku punoj deri në pensionimin e tij. Për këto 21 vite përvojë pune në gjykatë, gjyqtari Ahmet ka përjetuar edhe transformimin rrënjësor të sistemit gjyqësor dhe të teknologjisë, ka bashkëpunuar me disa kryetarë dhe me dhjetëra gjenerata të praktikantëve.

Nënkryetarja e Gjykatës, znj. Nushe Kuka Mekaj, në emër të gjithë gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, e falënderoj gjyqtarin Ahmet Rexhaj, për punën kontributin e tij kushtuar Gjykatës Themelore në Pejë duke çmuar lartë punën me përkushtim dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre viteve të angazhimit të tij me detyrën e gjyqtarit.

Gatishmëria e gjyqtarit Ahmet në punë, efikasiteti dhe bashkëpunimi i mirë e pozitiv do t’i mungojnë gjykatës, kurse gjyqtarët, gjithë stafi administrativ dhe mbështetës e falënderojnë gjyqtarin Ahmet për angazhimin dhe kontributin e dhënë nga ana e tij në këtë gjykatë.