Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve D.G dhe F.B për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve D.G dhe F.B për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

4 mars 2021 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.G dhe F.B, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Nga data e pacaktuar e deri me datë 02.03.2022, rreth orës 07:30 minuta në mënyrë të paautorizuar e me qëllim të shitjes  kanë poseduar substanca narkotike të llojit kokainë, i cili narkotik është sekuestruar nga të pandehurit të cilët janë ndaluar nga policia me qëllim kontrolli.

Me këto veprime të pandehurit D.G dhe F.B kishin për të kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit e kanë kryer veprën penale për ta cilën dyshohen. Gjithashtu, duke pas parasysh natyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, peshën e rëndë të veprës, faktin se çështja është ende në fazën e hershme të hetimeve dhe fakti se të pandehurit janë bashkëkryes, ekziston rreziku se me gjetjen e mundshme të tyre në liri të ndikojnë te njëri – tjetri apo të përsërisin veprën penale.

Gjykata sipas detyrës zyrtare  vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

###