Sot më 17 dhjetor 2015 në Gjykatën Themelore në Pejë, kryetarja e kësaj gjykate znj.Elmaze Syka, mbajti konference për media, qëllimi i së cilës ishte të informoj lidhur me punën e kryer gjate 11 muajt te këtij viti, si dhe sfidat dhe problemet me te cilat është ballafaquar gjykata në fjalë gjatë kësaj periudhe.
Në bazë të raportit të publikuar, Gjykata Themelore e Pejës ka vazhduar trendin e zgjidhjes së lëndëve dhe njëherët edhe zvogëlimin e numrit të lëndëve të grumbulluara ndër vite
Sipas saj, numri i përgjithshëm i lendeve te trashëguara ne fillim te vitit 2015 ka qene 32586 lënde, gjatë njëmbëdhjetë muajve te këtij viti kane arritur edhe 37449, që i bije në punë te kenë qenë gjithsej 70035 lëndë. Prej tyre në total janë zgjedhur 38499 lëndë.
Kryetarja Syka, theksoi se numri i lendeve te zgjidhura për këtë vit ka shënuar progres ne zgjidhjen lendeve edhe përkundër numrit te paket te gjyqtarëve qe akoma vendet e tyre nuk janë te plotësuara, si dhe greven, pasoje e se ciles jane shtyer 714 seanca gjyqesore e te cilat pothuajse te gjitha kane qene ne perfundim e sipër.
“Gjate 11 muajve te këtij viti ne lëmin civile ne pune janë pranuar 1060 lënde ndërsa janë zgjidhur 1209 lënde qka do te thotë se me shume lende janë te zgjidhura se sa te pranuara, ne departamentin e përgjithshëm penal numri i lendeve te pranuara është 813 lëndë ndërsa atyre te zgjidhura 842 lënde, ne departamentin e penal Krime te Renda numri lendeve te pranuara është 281 lëndë ndërsa te kryera 338 lende, efikasitet te punës kemi edhe ne Divizionin për Kundërvajtje“.- tha Syka.
Sa i përket llojit te lëndëve te pranuara ne departamenti civil ka pri me numër me te madh marredheniet martesore familjare, vertetim pronesie, shkurorozimet e duke vazhduar me lënde te natyrave te ndryshme qe i perkasin ketij departamenti, ndërsa ne departamentin penal llojet e lendeve prej te cilave me se shumti janë pranuar janë veprat e sigurise se trafikut publik, rrezikimi i pergjithshëm, lëndim i lehtë trupor dhe veprat penale te vjedhjeve.
Sa i përket departamentit te krimeve te renda lloji me i shpeshte i veprave penale ka qene armëmbajtje pa leje, lëndet e korrupcionit dhe veprat penale te narkotikeve .
Kryetarja Syka me tej vazhdoj se edhe degët e Gjykates Themelore te Pejës, Deqani, Klina dhe Istogu kane arritur rezultate te kenaqshme ne zgjidhjen e numrit te lendeve.
Gjykata –dega ne Deçan gjatë këtij njëmbëdhjetë mujori ka pranuar ne pune 9555 lënde ndërsa ka zgjidhur 9927 lëndë,dega ne Istog gjate këtij njëmbëdhjetë mujori ka pranuar në punë 8027 lëndë ndërsa ka zgjidhur 8318 lëndë, ndersa dega ne Klinë gjate këtij njëmbëdhjetë mujori ka pranuar ne punë 9900 lëndë ndërsa ka zgjidhur 12248.
“Përparësi gjate kësaj periudhe iu është dhënë lëndëve te vjetra nga numri i te cilave prej gjithsejt 8933 lënde te vjetra gjate kesaj periudhe jane zgjidhur 1524 lënde ndersa jane mbetur ne pune 7409 lënde. Kete numer e perbejne ne numer te madh lëndet permbaruese numri i te cilave eshte 6905 lënde te pazgjidhura, mirepo duke iu falenderuar ndihmes qe na eshte dhene dhe vazhdon te na ofron USAID-i, dhe me angazhimin e agjenteve privat permbarues numri i ketyre lendeve vazhdoj te bie ne krahasim me vitet e kaluara” – shtoi Syka.
Gjithashtu përparsi ne zgjidhjen e lendëve iu ështe jap edhe lëndeve për liberalizimin e vizave te cilat janë kryer në numër te madhe. Prej lendeve te korrupcionit numri i lëndeve te pranuara gjate kesaj periudhe ka qene 24 lënde, jane zgjidhur 30 lënde ndersa ne pune jane mbetur 22 lënde, duke llogaritur edhe numrin e lendeve te trasheguara prej 28 lënde.
“Korrupcioni si dukuri negative ekziston gjdo kund ne bote, e edhe ne nuk jemi te kursyer, mirepo nga nje shtet kur eshte i brishtë dhe i varfër korrupcioni është më i dukshëm. Lëndet korruptive që pranohen në gjykatë për trajtim janë në numër të vogël duke e mar parasysh rajonin e Pejës së bashku me degët e saja Deqan Klinë dhe Istog, e të cilat gjykata jonë gjate kesaj periudhe i ka zgjidhur ne numer te madh”- tha Syka.
Ne kete drejtim kryetarja Syka i falenderoj mediat dhe organizatat joqeveritare te cilat po behen indikator për venien e prokurorise ne levizje dhe për senzibilizimin e shoqerise civile per te luftuar korrupcionin.
Në ketë konference është diskutuar edhe për parashkrimin e lëndëve numri i te cilave doli te jete më i vogël ne krahasim me vitin e kaluar.
U përmend edhe gatishmëria e gjykatës lidhur me informimin publik dhe mediat.