Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit N.L.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për të pandehurin N.L.
I pandehuri N.L. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale: tentim vrasje nga neni 178 lidhur me nenin 28 te Kodit Penal të Kosoves.
“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 25.03.2016. rrethe orës 01:20 ne fsh. Padalishte K.Istog, ne restorantin “Tre Vllezer Loshaj” I pandehuri me thike ka tentuar ta privoj nga jeta te dëmtuarin B.Z. nga fshati Klinë e Ulët K.Skenderaj, ne ate menyre qe derisa I dëmtuari B.Z. kishin qene ne lokalin ne fjale ku fillimisht kanë filluar te thyejne gota pastaj kanë rrëzuar tavolina me qrast ka nderhyre të pandehuri N.,B., dhe A. ku ka filluar perleshja ne mes tyre dhe gjate perleshjes I pandehuri N.Z. me thikë e godet ne abdomen te demtuarin B.Z, duke kryer veper penale tentim vrasje”
Masa e paraburgimit të pandehurit i llogaritet nga data 25.03.2016 deri më datë 24.04.2016.
Palët gëzojnë të drejtën e ankimimit kunder këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit