Perfaqesues te Poste Telekomit te Kosoves- Regjionit te Pejes me bashkëpunëtor u takuan me kryetaren e Gjykates Themelore të Pejës
Sot kryetarja e Gjykates Themelore të Pejes Elmaze Syka u takua me perfaqesues gjegjesisht me menaxherin regjional te postes se Kosoves ne Peje z. Kushtrim Cukaj se bashku me bashkepunetorin e tij Arjanot Gjonbalaj. Qellimi i ketij takimi ishte bashkepunimi nderinstitucional i cili paraqet rendesi te madhe si per gjykaten ne fjale ashtu edhe per poste telekomin e Kosovës.
Kryetarja e Gjykates Elmaze Syka tha se “Bashkepunimi ne mes te gjykates dhe PTK-së duhet te jet shume me i kenaqeshem, kete e them gjithnje duke pasur parasysh dergimin e shkresave, dokumentacioneve te ndryshme qe behen nga gjykata nepermjet ptk-së, ne adresat e caktuara, e te cilat jane te natyres se ndjeshme dhe jane shume specifike, andaj kerkoj nga ju si perfaqesues te PTK-së qe te merrni parasysh dergimin e tyre ne menyre me te rregulltë”. Mos dërgimi i rregullte i tyre nga ana e postes paraqesin një ndër faktoret te jashtem te cilet ndikojne ne kohezgjatjen e gjykimeve”.
Menaxheri regjional per rajonin e Pejes z. Kushtrim Cukaj tha se “Ne perfaqesojme interesin publik dhe duke e konsideruar gjykaten si partnere kryesore te PTK-së, do mundohemi te kemi nje bashkepunim të mirë si me gjykaten ne Peje ashtu edhe me deget e saja, ne kemi pasur vizita ne gjykaten e Klines dhe te Istogut ku jemi takuar me perfaqesues te tyre per tu njoftuar me problemet dhe sfifdat qe mund ti hasin keto gjykata lidhur me dergimin e shkresave nepermjet ptk-se. Ne shprehim gadishmerine tone me te gjitha mekanizmat qe kemi te risim edhe me shume bashkepunimin tonë me gjykata me qellim te evitimit me kohe te problemeve dhe sfidave qe mund te paraqiten.”
Ne fund menaxheri i PTK-së falenderoi kryetaren e gjykates per pritjen dhe bashkepunimin, duke kerkuar qe edhe ne te ardhmen bashkepunimi të mos mungoj.