Ndaj te pandehurit B.G.revokohet masa e arrestit shtepiak zavendesohet me caktim paraburgimi
Pejë – dje gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Pejës jashtë séances gjyqesore ka vendosur qe konform dispozites së nenit 188 e lidhur me nenin 183 par.5 te KPK-së, ndaj te pandehurit B.G. te revokoj masen alternative te arrestit shtepiak ne caktim paraburgimi.
I pandehuri B.G. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale: vjedhjes se rëndë nga neni 327 par.1pika 1 e lidhur me nenin 31 te Kodit Penal të Kosoves ndaj te cilit ,me date 05.03.2016 iu eshtë caktuar masa e arrestit shtepiak.
Edhe pse ne dispozitiv te aktvendimit mbi caktimin e mases se arrestit decidivisht eshte e cekur se I njejti nese nuk e respekton këtë masë, e njejta do ti revokohet dhe ndaj te pandehurit caktohet paraburgimi. “Gjykata duke u bazuar ne raportin e stacionit policor ne Pejë te dates 29.03.2016 , eshte njoftuar se I pandehuri B.G. të cilit I eshte caktuar masa e arrestit shtepiak, me daten 28.03.2016 eshte hasur ne rrugen “Ardian Krasniqi” I cili ka qene se bashku me J.J., ne kete menyre I pandehuri B.G ka shkelur vendimin e gjykates mbi arrestin shtepiak.
Masa e arrestit shtepiak e caktuar ne kohezgjatje nga data 04.03.2016 deri me date 04.04.2016 ndryshohet ne caktim paraburgimi.
Masa e paraburgimit ndaj të pandehurit llogaritet nga data 29.03.2016 deri më datë 04.04.2016.
Kunder ketij aktvendimi palët kane te drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.