Shiptohet denimi ndaj te akuzuarit R.I.
PEJË- Sot një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, ndaj të akuzuarit R. I. ka shqiptuar denim burgu efektiv prej 1(një) viti e 6 (gjashtë) muaj, dënim ky i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Dënimi iu shqiptua të akuzuarit pasi u shpall fajtor, për vepren penale të vrasjes në tentativë nga neni 178 par 1 lidhur me nenin 28 të KPK-së.
“I akuzuari me datën 14.08.2015 rreth orës 12:30 minuta në Pejë, në lagjen Fidanishte ka tentuar ta privoi nga jeta A. K. shtetas Republikës së Shqipërisë, e cila erdhi pas nje zenke ne mes te akuzuarit dh te demtuarit lidhur me kërkesën e të dëmtuarit që i pandehuri t ia kthejë të hollat 150 euro për shkak se i pandehuri kishte kërkuar nga i dëmtuari lirimin e parakohshëm të banesës së tij dhe pasi i pandehuri insiston që i njëjti prapë të kthehet në banesë e ky i fundit nuk e pranon e merr thikën e kuzhinesë nga tavolina dhe në momentin kur i dëmtuari ishte duke i vendosur valixhet në bagazhin e taksit, të cilin e kishin marr për transport , i afrohet pas shpinde dhe e godet në pjesën e përparmë te trupit në anën e majtë të abdomenit afër brinjëve pas secilës goditje i dëmtuari bjenë në tokë pa ndjenja.
Te akuzuarit koha e kaluar ne paraburgim nga data 17.08.2015 e deri me datë 20.11.2015 si dhe koha e arrestit shtëpiak nga dt. 20.11.2015 deri me dt. 17.01.2016 do te llogarritet ne denimin e shqiptuar.
Palët gëzojnë të drejtën e ankimimit kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.