Efikasitet ne punën tremujore ne Gjykatën Themelore të Pejës

Efikasitet ne punën tremujore ne Gjykatën Themelore të Pejës

Efikasitet ne punën tremujore ne Gjykatën Themelore të Pejës

Gjykata Themelore e Pejës së bashku me degët e saja Deçan, Klinë dhe Istog, ne punën tre mujore janar- mars 2016, tregoi efikasitet ne zgjidhjen e një numri të madh të lëndëve, gjithnjë duke u bazuar ne  te dhënat statistikore te cilat tregojnë se numri I lendeve te cilat janë zgjidh është me I madh ne raport me numrin e lendeve te pranuara.

Progres është treguar ne secilin departament. Departamenti i krimeve te renda gjate punës tre mujore ka zgjidhur 92 lënde derisa për këtë periudhe ne pune kane arritur 72 lënde, ne departamentin e Përgjithshëm penal janë zgjidhur 205 lënde derisa ne pune kemi pranuar 277 lëndë, ne departamentin civil janë pranuar 266 lëndë ndërsa janë zgjidhur 332 lëndë, ndërsa lënde përmbaruese janë zgjidhur 649 lënde derisa gjate kësaj periudhe ne pune kanë arrit 205 lënde. Edhe Divizioni për Kundërvajtje ka shënuar rritje te sa I përket numrit te lëndëve te zgjidhura, gjate kësaj periudhe ne pune kane arritur 4498 lënde ndërsa janë zgjidhur 4499 lënde.

 

Efikasitet ne zgjidhjen e lëndëve  mund te llogaritet edhe lëndët te cilat kane shkuar me ankese ne shkalle te dyte e prej te cilave shumica prej tyre janë vërtetuar,  qka tregon se përveç punës kuantative te gjyqtarëve është bere  edhe pune kualitative.

Sipas raportit tremujor janar-mars 2016, edhe degët e kësaj gjykate Deçani, Klina dhe Istogu kane treguar ngritje në numrin e lëndëve te zgjidhura. Dega e Deçanit gjate kësaj periudhe ka zgjidhur 3609 lëndë derisa ne punë janë pranuar 3533 lënde, dega në Istog ka zgjidhur 3026 lënde , ndërsa ka pranuar ne pune 3552 lëndë, ndërsa ne Klinë janë zgjidhur 4055 lënde ndërsa janë pranuar ne pune 4093 lënde. Dega e Klinës ne krahasim me degët e tjera te kësaj gjykate gjate kësaj periudhe ka pranuar me se shumti lende ne punë.

Gjykata gjithnjë është duke punuar ne implementimin e strategjisë për reduktimin e lëndëve te vjetra si dhe procedimin sa me te shpejte te lëndëve te natyrës korruptive,  te cilat ne gjykatën e Pejës janë ne numër te vogël.