Caktim paraburgimi për veprën penale vrasje
PEJË – Sot një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Sh.K., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri Sh.K., shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, veprës penale vrasjes nga 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“I pandehuri dyshohet se me datë 18.04.2016, rreth orës 01:40, përball stacionit Policore në Deqan, pikërisht tek pompa e benzinës “Al Petroll”, pas një konflikti verbal të shkaktuar në mes të viktimës I.L. dh të pandehurit Sh. K. nxjerr pistoletën e tij zyrtare te tipit “Clock” col.9x19mm, me numër serik 3651, nga një distance të afertë shten dy here në drejtim të viktimës duke e goditur atë me dy predha në kokë, dhe rrugës duke e transportuar për ne Spitalin regjional të Pejës viktima nga plagët e marra vdes., ndërsa I pandehuri vetdorëzohet në polici..”
Masa e paraburgimit të pandehurit i llogarritet nga data 18.04.2016 e gjerë më dt.17.05.2016.
Palët kundër këtij aktvendimi kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.