Caktohet paraburgimi ndaj te pandehurit nga Peja
PEJË – Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.
I pandehuri A.S. shqiptarë, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale te vrasjes ne tentative nga neni 178 e lidhur nenin 28 të KPRK-së,
I pandehuri dyshohet se në natën kritike pas një konflikti verbal qe kishte pasur me te dëmtuarin V.K. dhe G. K. kishte ardhur deri te rrahje ne mes tyre dhe ne ato momente I pandehuri A. S. me një thikë e godet viktimën V., I cili urgjentisht dërgohet ne për dhënien e tretmanit mjekësor ne QKUK. Në Prishtinë.
Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve prej datës 28.05.2016 dhe do të zgjasë deri me datën 28.06.2016.
Palët kundër këtij aktvendimi kane te drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.