Njoftim
Pensionohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë zonja Elmaze Syka, të hënën ka pasur ditën e fundit si kryetare e këtij institucioni. Kjo pasi që nga sot (19.07.2016), ajo do të shkoj në pension të pleqërisë . Me këtë rast kolegët e saj, gjatë ditës organizuan një ceremoni përcjellëse, duke i uruar pensionim sa me te lehtë. Ata po ashtu vlerësuan lartë kontributin e saj, tash e tri viti në krye të kësaj gjykate. Syka që ishte një nder femrat e pakta në kësi pozite në sistemin gjyqësorë. Ajo njihet si gjyqtare e zonja e guximshme dhe parimore, e fortë për nga karakteri, si dhe pajisur me njohuri te thella në jurisprudence. Karrierën e kishte filluar në vitin 1975, ndërsa para se të bëhej kryetare ishte gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Pejë.
Deri në zgjedhjen e kryetarit te ri, pozitën e kryetarit do ta ushtroj zëvendës kryetarja znj. Lumturije Muhaxheri.
Më poshtë ju japim një biografi të shkurtër të kryetares së pensionuar:
Elmaze Syka është kryetare e Gjykatës Themelore në Pejë. Syka ka diplomuar në fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1974 si dhe ka magjistruar në Universitetin AAB- drejtimi penal në Prishtinë në vitin 2015. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 1976. Nga viti 1965 deri në vitin 1970 diplomoi ne Shkollën Normale (Ali Kelmendi) në Pejë ne Mësuesi. Syka nga viti 1975 deri në vitin 1976 kreu Praktikën profesionale ne Gjykatën Komunale në Pejë, duke vazhduar të punoi si bashkëpunëtore profesionale po në këtë gjykatë deri në vitin 1986. Brenda kësaj periudhe Syka punoi edhe në Gjykatën e punës së bashkuar me seli në Gjakovë dhe atë ne vitet 1978 e deri në vitin 1984. Ndërsa në vitin 1986 Syka u emërua gjyqtare ne Gjykatën Komunale në Pejë ku edhe punoi deri në vitin 1992, duke vazhduar nga viti 2000 te ushtroj te njëjtin profesion në të njëjtën gjykatë deri në vitin 2008 kur edhe u zgjodh gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Pejë ku punoi deri në vitin 2012. Në fillim të janarit 2013 Syka u emërua si kryetare e në Gjykatën Themelore në Pejë.