Caktohet paraburgimi ndaj te pandehurit E.Xh.

Caktohet paraburgimi ndaj te pandehurit E.Xh.

Caktohet paraburgimi ndaj te pandehurit E.Xh.

PEJË – Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm Penal të Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Xh., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.

I pandehuri E.Xh. shqiptarë, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer  veprat penale te te vjedhjes  nga neni 325 par.1 te KPRK-së, dhe veprën penale te mashtrimit nga neni 335 par.1 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit   do të  llogaritet në kohëzgjatje prej   30 (tridhjetë)  ditëve prej datës 26.07.2016 dhe do të zgjasë   deri me datën 26.08.2016.

“I  pandehuri  dyshohet  se me dt. 26.07.2016 i njëjti ka shfrytëzuar të miturit L. Z. dhe E.S.si të dëmtuar, ashtu që me të shkuar i dëmtuari E.S. në vendin e quajtur “otpad” në Vitomiricë K. Pejë, ku ka qëndruar për dhjetë (10) minuta, pasi që ka dal nuk e ka vërejtur as biçikletën e as të dyshuarin E.Xh. Ndërsa i dyshuari E. Xh. ka pranuar se e ka marr biçikletën e E. S. dhe me të takuar të dëmtuarin L. Z., ia shet biçikletën për 20 euro, pas një kohe ia merr biçikletën për ta shitur pa pëlqimin e pronarit – të dëmtuarit E.S.

Palët  kundër këtij aktvendimi kane te drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.