Arrest shtëpiak për veprën penale rrezikim i trafikut publik

Arrest shtëpiak për veprën penale rrezikim i trafikut publik

Arrest shtëpiak për veprën penale rrezikim i trafikut publik

PEJË –Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e paraburgimit për te pandehurin Sh.M. duke caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri Sh. M., shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par. 9 lidhur me par. 6  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“I pandehuri dyshohet se me datën 25.08.2016 rreth orës 19:57 minuta ne Pejë, rr. “Konferenca e Bujanit”, nga pakujdesia shkel ligjin mbi trafikun publik nenin 42 dhe i shkakton vdekjen tjetrit dhe atë te ndjerit A.K. ne atë mënyrë qe i pandehuri gjersa ishte me veturën e tij VW Golf me targa 07-620-BT duke qarkulluar në rrugën e lartcekur pa u siguruar mirë fillon te kthehet majtas me qka i ndërprenë rrugën te ndjerit A.K. i cili me motoçikletën e tij te markës Honda dhe ne pamundësi te ndaljes e godet veturën me rrotën e parë, ku përpos dëmeve materiale me dt. 04.04.2016 rreth orës 19:12 minuta ne QKUK-Prishtine nderon jetë.”

Arresti shtëpiak ndaj të pandehurit do të zgjasë nga data 04.09.2016 e gjerë më dt.04.10.2016.

Gjatë kësaj periudhe kohore i pandehuri do të qëndroj në shtëpinë e tij në Pejë dhe nuk guxon të largohet nga shtëpia e tij, në të kundërtën i caktohet masa e paraburgimit.  

Palët kundër këtij aktvendimi kane te drejtën e ankesës ne Gjykatën e Apelit.