Gjykata Themelore e Pejës shpall aktgjykim dënues
Pejë –Gjykata Themelore e Pejës ka shpall dënim me burg ne kohëzgjatje prej gjashte muaj me kusht per një viti ndaj te akuzuarit A.B. Të akuzuarit koha e kaluar ne paraburgim nga data 24.03.2016 e deri me datën 23.05.2016 do ti llogaritet ne dënimin e shqiptuar.
I akuzuari në fjalë ne ditën kritike duke vepruar ne tejkalim te mbrojtjes se nevojshme e ka goditur me thikë te dëmtuarin A.A. te cilit i ka shkaktuar lëndime te renda trupore. E gjithë kjo vie si pasoje e një zënke te cilën paraprakisht kishte pasur i akuzuari një dite me pare me te miturin A.Th. e i cili ne ditën kritike derisa ishte se bashku me të dëmtuarin A.A. e sulmon te akuzuarin me një shufër metalike ne koke dhe ne pjesët tjera te trupit kështu edhe fillon përleshja ne mes tyre , ku gjate përleshjes i dëmtuari A.A. e godet me grusht te hekurit te akuzuarin dhe ne momentin kur i dëmtuari A.A. fillon te largohet, i akuzuari e godet me thike një here ne shpine te dëmtuarin A.A. duke i shkaktuar lëndime te renda trupore.
Me këtë rast i akuzuari A.B. ka kryer veprën penale: lëndim i rende trupor ne tejkalim te mbrojtjes se nevojshme nga neni 189 par.5 e lidhur me nenin 12 par. 4 te KPK-së.