Caktohet paraburgimi ndaj te pandehurit I.F.
PEJË – Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm Penal të Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.F, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.
I pandehuri I.F. shqiptarë, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale shtytja ne vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje nga neni 183 par.3 të KPRK-së.
Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve prej datës 03.10.2016 dhe do të zgjasë deri me datën 03.11.2016
“I pandehuri dyshohet se qe nga muaji korrik i vitit 2015 e gjerë me dt. 03.10.2016 ne ora 10:20 minuta, ne Pejë, ka shtytur bashkëshorten e tij, ashtu qe i pandehuri ne periudha te lartcekura kohore e ka rrahur disa here fizikisht te dëmtuarën dhe i ka bere presion psikik duke krijuar lidhje jashtëmartesore, ashtu qe e njëjta natën kritike ka konsumuar medikamente ku me pas pa vetëdije është dërguar fillimisht ne Spitalin regjional në Pejë, e me pas si pasoje e mos përmirësimit te gjendjes shëndetësore është transferuar ne QKUK ne Prishtinë. ”
Palët kundër këtij aktvendimi kane te drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.