Studentët e fakultetit juridik të Univerzitetit të Pejës “Haxhi Zeka” vizitojne gjykatën
Sot në orën 10:30 , Gjykatën Themelore të Pejës e vizituan Dekani dhe studentet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”.
Qëllimi I kësaj vizite ishte rritja e komunikimit dhe besueshmërisë në mes të studenteve dhe Gjykatës Themelore në Pejë dhe tu mundësoj atyre të njihen për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.
Studentët u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga, zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta. Prezantimet fillestare u pasuan me diskutim me studentet dhe përfaqësuesve të gjykatës meqrast u njoftuan me shërbimet që i ofron gjykata për qytetarët e Pejës, me sallat e seancave gjyqësore dhe panë se ku dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës.
Në pjesën e dytë të vizitës, studentëve iu drejtuan gjyqtarë të departamenteve te krimeve te renda dhe departamentit civil, me qrast u njoftuan për te rejat qe I ka sjellë reformimi I sistemit gjyqësor, mundësit për pjesëmarrjen ne seanca gjyqësore te hapura për publikun, gjithashtu studentet patën rastin t’iu drejtohen gjyqtarëve me varg te pyetjeve te ndryshme.
Në fund Dekani I këtij fakulteti dhe studentet u shprehen te kënaqur nga pritja qe u organizua për ta, njehe rit shprehen falënderimet e tyre për gjyqtaret dhe zëdhënësen si dhe gjithë stafin e administratës.