Shqiptohet denimi ndaj tre të pandehurve për veprën penale shkaktim i rrezikimit të përgjithshem
Pejë- Me datën 23.01.2017 Gjykata Themelore e Pejës ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurve M.K., Xh. K dhe D.S.
Të pandehurit M.K., Xh. K. dhe D.S. gjykata i ka shpallur fajtor për veprën penale të shkaktimit te rrezikut te përgjithshëm nga neni 365 par. 3 lidhur me par. 1 te KPK –së dhe ju shqiptoi dënim me burgim prej 1(një) viti e ne te cilin dënim do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim, ndërsa per veprën penale mbajtja ne pronësi, kontroll, ose posedim te paautorizuar te armeve nga neni 374 par.1 te KPK-së gjykata iu shqiptoi dënim me gjobe ne shumen prej 800 (tetëqind) euro.
Te pandehurve iu shqiptua edhe dënimi plotësues konfiskimi –marrja e sendeve, armeve te cilat janë përdorur me rastin e kryerjes se veprës penale.
“Ngjarja ka ndodhur me datën 17.02.2016 rreth orës 15:34 min ne Pejë ne rrugën “Adem Jashari” ne atë mënyre qe pas një mosmarrëveshje te mëhershme qe kane pasur te pandehurit M.K., Xh. K dhe D.S. ne mes veti, derisa I pandehuri Xh.K. me veturën e tij ishte duke shkuar ne drejtim të stacionit te autobusëve se bashku me vëllain e tij V. dhe te pandehurin D.S. takojnë te pandehurin M.K. i cili ishte ulur ne tarracën e restorantit “112”. I pandehuri Xh. hap derën e veturës dhe fillon te kthen veturën prapa, dhe me te dal nga vetura i pandehuri M. i bën me shenje dore te pandehurit Xh. ashtu qe derisa i pandehuri M. duke u larguar fillon te gjuaj me arme zjarri ne mënyrë te pakontrolluar ne drejtim te pandehurit Xh., ku me pas të pandehurit Xh. dhe D. gjuajnë me arme zjarri ne drejtim te pandehurit M, kështu kane vene ne rrezik një numër te madh te njerëzve qe gjendeshin lokalet përball tyre, si dhe kalimtar te rastit, njeherit kane dëmtuar edhe xhamat e lokaleve dhe dy vetura qe gjendeshin aty”.
Kundër këtij aktgjykimi, palët e autorizuara kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh, pas pranimit të tij, e nëpërmjet kësaj gjykate.